Një fitore për të vazhduar të ëndërroja.

Napoli luan kundër Feyenoordit ndeshjen për “jetë a vdekje”, me napoletanët që janë të dënuar për të fituar në Hollandë, për të shpresuar në një humbje të Shaktarit ndaj Manchester Cityt, hipoteza këto që do shikonin italianët në fazën tjetër. Përpara sfidës së fundit të grupit F, në konferencën për shtyp Maurizio Sarri i ka dhënë përgjigjje “enigmave” se si do zbresë në fushë skuadra dhe mungesës së Insigne.

Insigne mungon dhe ju duhet të fitoni. Si do ta zëvendësoni?

Sipas juve, unë duhet të luaj me 10 lojtarë nesë një lojtarë më dëmtohet. Ne kemi humbur Milik dhe Ghoulam, të gjithë thonë se jemi ankuar, por nuk e kemi një gjë të tillë. Nesër jemi pa Insigne dhe askush nuk ankohet. Është një garë e vështirë, ata janë rritur dhe janë të fortë në mbrojtje. Ne rrezikojmë të shpenzojmë energji në një garë që nuk mund të shkojmë më tej.

Kualifikimi është e vetmja gjë që ka rëndësi. Sa peshon kjo ndeshje?

Kjo është një ndeshje që mund të jetë vendimtare dhe nuk mund të jetë. Nuk ka të bëjë fare me kampionatin. Me pak fat ne mund të jemi një grup i aftë për të marrë fitoren që do na jepte "krahë" për të kaluar në raundin tjetër.

Çfarë jeni të gatshëm të jepni për të shkuar?

Unë kam dhënë gjithçka nga vetja tashmë (qesh)

Sa është mundësia për të luajtur me 4-2-3-1?
Është një skemë e cila më pëlqen, dhe shpesh herë e kam hedhur në fushë skuadrën nën këtë modul. Mungesa e Milik, Insigne dhe Ghoulam më kushtëzon, por do tentojmë të bëjmë mirë dhe pa to. 

/Ora News.tv/