Një aksident me pasojë plagosjen e  një personi është regjistruar paraditen e sotme në Sarandë. Një automjet tip "Benz" është përplasur me një motor në vendin e quajtur "Rrapi".

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. 

Nga informacionet paraprake, i plagosuri ka marrë dëmtime në këmbë dhe kokë dhe ka pasur gjakderdhje të madhe.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.


/Ora News.tv/