Sarandë, digjet mishi i lopës me antraks

Sarandë, digjet mishi i lopës me antraks

Eshtë bërë paraditen e së mërkurës në Volloder të Sarandës asgjesimi me anë të djegies dhe groposjes mishi i lopës i bllokuar pas një operacioni të kryer nga AKU Sarandë në 24 maj.

Pas analizave të kryera Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ISUV, lopa rezultoi e prekur me sëmundjen e Antraksit, që në gjuhën e popullit njihet si sëmundja e  plasjes.

Ngarkasa e mishit deri në përgjigje të analizave ishte ruajtur në një firgorifer, për t'u asgjesuar sëbashku me frigoriferin dhe gjithë mjetet e tjera që kanë sherbyer në ruajtjen e mishit.

Në procesin e asgjesimit merrnin pjesë specialistë të AKU, DSHP, Bujqësisë, nga Drejtoria e Bujqësisë në bashki dhe Mjedisit.

EMISIONET