Sara Hoxha shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë me Ledion Liçon

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha është shtatzënë.

Ajo është në pritje të fëmijës së dytë me moderatorin Ledion Liço.

Sara zbuloi edhe gjininë e fëmijës. Ledion dhe Sara do bëhen sërish prindër të një djali.

Çifti janë prindër të London, i cili erdhi në jetë në vitin 2016.

Sara njoftoi lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale. Ajo zbuloi se ishte shtatzënë sërish ndërsa uroi bashkëshortin për ditëlindje.

“Si sot, vite më parë, në ditëlindjen e tij, njoha shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha kërkuar burrë dhe baba më të mirë për dy djemtë tanë. Të dua! P.S.: Edhe pse nuk je në rrjetet sociale, e di që kërkon postimet për mua 24 orët e fundit çdo ditë,"-shkroi ajo.

Ledion Liço dhe Sara Hoxha i dhanë fund beqarisë në gusht të vitit 2018 në Como të Italisë.




EMISIONET