Sapo kishte gjetur, arrestohet shqiptari pasi vodhi një smartphone në kompani

Sapo kishte gjetur, arrestohet shqiptari pasi vodhi një smartphone në

Një djalë i lindur dhe rritur në Itali, i cili kishte marrë nënshtetësinë vetëm 10 ditë më parë, u kap duke vjedhur në kompaninë ku punonte.

Shtypi lokal italian shkruan se 17 vjeçari kishte gjetur një punë me kohë të pjesshme në selinë e Amazon në Piacenza.

Të martën e kaluar, kur përfundoi turnin e punës, i riu ishte gati të kthehej në shtëpi por diçka nuk shkonte sipas planeve të tij.

Detektorët metalikë të pozicionuar në daljen e fabrikës janë aktivizuar, duke e detyruar atë të ndalojë dhe t'i nënshtrohet një kontrolli të shpejtë.

Personeli i sigurisë i gjeti atij një smartphone të markës së fundit me vlerës rreth 600 euro, i fshehur brenda të mbathurave.

Ishte një mall i marrë ilegalisht nga kompania, dhe për këtë arsye djali u raportua menjëherë tek autoritetet. Në vend u shfaqën karabinierët, të cilën e arrestuan të riun me origjinë shqiptare për vjedhje në tentativë.

18-vjeçari, i cili e pranoi fajin e tij në gjykatë, iu caktua masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

/S.Ll/


EMISIONET