Samiti Trump- Kim Jong Un, vietnamezët gati për t’u shërbyer miqve supë, koktejle dhe kafen e paqes

Samiti Trump- Kim Jong Un, vietnamezët gati për t’u

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga takimi i dytë mes presidentit amerikan Donald trump dhe atij koreano-verior, Kim Jong Un, vietnamezët kanë menduar çdo detaj për mikpritjen e dy mysafirëve.

Banorët e Hanoit, ku edhe do të zhvillohet takimi, shpresojnë që t’u jepet mundësia për t’u shërbyer dy liderëve, specialitetet e tyre.

Një pronar restoranti dëshiron që të shërbejë për dy udhëheqësit, supën e famshme vietnameze të quajtur, Fo. 

Një supë me makarona orizi, dhe mish derri të pjekur në skarë. E njëjta supë në restorantin Bun Cha është shërbyer edhe për ish presidentin amerikan Barak Obama në vizitën e tij të parë në Vietnam.

Po ashtu, një bar në Hanoi ofron një koktej të veçantë të përgatitur enkas për samitin e dytë mes Trump dhe Kim Jong Un. 

Koktejli special quhet "Peace Negroniations", dhe bazohet në koktejlin italian Negroni, i përbërë nga vermout, xhin, dhe kampari. Por koktejli për dy liderët në vend të xhin do të ketë soju, për të përfaqësuar Korenë e Veriut.

26 vjeçari shpreson se koktejli i tij do të ndihmojë në lehtësimin e bisedimeve.

Përvec koktejlit, Trump dhe Jong Un duhet të provojnë edhe kafenë me vezë, si simbol i paqes.

Pronari i “ Giang Coffee”, Van Dao shpreson që do t’i takojë dy liderët për t’u shërbyer atyre edhe kafen tradicionale vietnameze.

“ Unë do të isha shumë i nderuar nëse do t’i takoj ata,”-është shprehur 73 vjeçari, i cili tregon edhe sekretin e kafes me vezë. Meqë qumështi ishte me pakicë gjatë Luftës së Vietnamit, babai i tij mendonte se mund ta zëvendësonte atë me vezë, dhe kështu nisi tradita e kafesë me vezë.

Por banorët, nuk kanë menduar vetëm për ushqimet dhe pijet që do të ofrojnë për ta. Një endëse kapelesh ka menduar të bëjë për dy presidentët, kapele të veçanta, në rast se do të ketë reshje shiu.

Presidenti amerikan dhe ai koreano-verior do të takohen në Hanoi më 27 dhe 28 shkurt, pas takimit të parë historik të mbajtur në qershor 2018 në Singapor, ku dy udhëheqësit ranë dakort për të punuar për denuklearizimin e plotë të gadishullit koreno-verior.

EMISIONET