Samiti i NATO-s, ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë

Samiti i NATO-s, ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, vendet anëtare njëzëri vendosën që Maqedonisë t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO, duke i hapur rruge vendit që të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës Veriatlantike.

Në  draft-dokumentin me konkluzionet nga Samiti i NATO-s të cilin e ka siguruar Alsat theksohet:

“Në Samitin tonë të 2008-ës në Bukuresht, ne vendosëm që NATO do të japë një ftesë për Ish Republikën e Jugosllave të Maqedonisë për t’iu bashkuar Aleancës sapo të jetë arritur një zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit në korniza të Kombeve të Bashkuara. Ne mirëpresim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në përputhje me politikën tonë, ne kemi vendosur që të ftojmë qeverinë e Shkupit për të filluar bisedimet para-aderuese për t’iu bashkuar Aleancës. Zbatimi i plotë i të gjithë procedurave të brendshme të përshkruara duke respektuar marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit është kusht për një konkluzion të suksesshëm të procesit të qasjes.”

“Bisedimet para-qasëse midis Maqedonisë dhe NATO-s pritet të zgjasin nga 4 deri në 6 muaj. Deri në këtë periudhë duhet ta përmbush në tërësi Marrëveshjen me Greqinë, në të kundërtën anëtarësimi do të dështojë”.

Megjithatë anëtarësimi i tërësishëm në NATO do të ndodh vetëm me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.  Sipas një zyrtari të lartë të NATO-s pasi Maqedonia të bëjë ndryshimet Kushtetuese ashtu siç parasheh Marrëveshja me Greqinë, atëherë do të nis edhe ratifikimi i protokollit para-aderues ndërsa procesi në tërësi nuk pritet të zgjasë më shumë se 18 muaj. Maqedonia është kandidate për anëtarësim që prej 19 vjetësh, ndërsa në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit ishte shumë pranë marrjes së ftesës, por për shkak të vetos greke, 

EMISIONET