Prej disa javësh kriza e emigracionit ka tensionuar raportin mes Italise e Francës.

Politika e porteve të mbyllura e qeverisë italiane ka shkaktuar nervozimin e Francës duke akuzuar Italinë si të papërgjegjshme, akuza të cilat nuk janë harruar nga Ministri i Brendshëm e zëvendës/kryeministrit italian Matteo Salvini edhe kur bëhet fjalë për një ndeshje futbolli.

I pyetur nga agjensia italiane e informacionit Ansa, se për kë skuadër bën tifo në Botërorin Rusi 2018 ai është përgjigjur se "bën tifozllëk për të gjitha skuadrat me përjashtim të Francës!".

Ndërsa mbi zërat e kalimit të futbollistit Cristiano Ronaldo nga Reali Madrid tek skuadra italiane e Juventusit, Ministri Salvini përgjigjet se kjo nuk i intereson dhe se mendon për skuadrën e tij të gjorë Milan.



/Ora News.tv/