Salvini: Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje

Salvini: Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje

Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, thotë se dy karabinierët dhe roja e sigurisë që vranë grabitësin shqiptar, meritojnë medalje dhe jo gjykim.

"Karabinierët dhe Guardia Giurata, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre, kanë bërë vetëm detyrën", shkruan zëvendëskryeministri në Twitter.

Shqiptari Eduart Kozi mbeti i vrarë me armë zjarri pranë urës Felcino të Peruxhias. 

Trupi i pajetë u gjet brenda një makine tip  "Audi", me kapuç në kokë dhe dorashka, si dhe me mallin e  grabitur më parë në një dyqan cigaresh e bileta lotarish fati.

Prokuroria italiane ka vënë nën hetim 2 policë e 1 punonjës të policisë private me akuzën e vrasjes së qëllimshme pasi kanë kapërcyer limitin e goditjes me armë.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e bashkëputorëve të grabitjes që mendohen se janë 3 persona.

Lajme të tjera për vrasjen: 

Grabitësi i dyshuar shqiptar gjendet i vrarë në "Audi"

Ja kush është grabitësi shqiptar që u vra nga policia italiane

EMISIONET