Shpallja e luftës ndaj mafies nga ana e qeverisë italiane, duket se ka shërbyer si frymëzim edhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai ka rishpërndarë një status në Twitter të Matteo Salvinit, ministër i Brendshëm i Italisë dhe lideri i Lega-s.

“Koha e mafies ka stër-përfunduar! Tani duhet të demonstrojmë se shteti është më i fortë. Dua të kujtohem, në fund të udhëtimit, si njëri që më shumë se të tjerët luftoi Camorrën, ‘Ndrangheta-n dhe Mafien, duke u angazhuar në një turne, rajon pas rajoni”, shkroi Salvini në Twitter, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Deklarata e Salvinit u shpërnda në Twitter nga kreu i PD-së, Basha, duke e konsideruar atë si "era e ndryshimit".

“Mirë se vjen 'Era e Ndryshimit', Matteo Salvini. Shumë shpejt edhe nga kjo anë e Adriatikut. Mafia shqiptare dhe Rama, që drejtojnë narko-shtetin, duhet të ndjejnë 'nxehtësinë' nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të së shkuarës”, shkruante Basha.

/Ora News.tv/