Gjykata e Tiranës kalon në gjykim dosjen ‘Babale’ me të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’. 

Seanca paraprake në Gjykaten e Tiranës ka zgjatur disa orë . Mësohet se Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Salianji, Albert Veliu dhe Jetirm Olldashi kërkuan pushimin e gjykimit.

 Në dalje nga gjykata, ku ndoqi një pjesë të procesit, Salianji  akuzoi  prokurorët se ishin në krahun e trafikantit i cili po vuan dënimin. Ish deputeti Demokrat, i kërkon Prokurorisë që të arrestojnë për dëshmi të rremë, dy drejtuesit e policisë,  Andon Markun dhe Alfred Nushin.

Salianji: Prokurorët duhet të ishin në krahun tonë sot duke dënoncuar apo duke marrë të pandehur Agron Xhafajn për një vepër të re dhe jo të ishin ngjitur me avokatët e Agron Xhafajt. Ne jemi këtu për shkak se na ka denoncuar trafikanti i dënuar dhe duke kryer dënimin Agron Xhafaj. Aty ishin ngjitur me prokurorët edhe avokatët për ti pasur si garanci.

Salianji i kërkon Prokurorisë që të arrestojnë për dëshmi të rremë Andon Markun dhe Alfred Nushin.

Salianji: I kërkova prokurorëve të marrin nën arrest për dëshmi të rreme Andon Markun dhe Alfred Nushin. Të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alfred Alizotin, por të dy janë në përgjime të kapur duke i dhënë para Alizotit.

 Për çështjen reagoi edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, duke e cilësuar skandal, ndërsa kishte një paralajmërim për gjytarët dhe prokurorët.

"Dua ti bëj të qartë Kastriot Gramshit dhe dy prokurorëve se nuk do ia hedhin vetingut me këtë akt që kanë ndërmarrë" tha Basha.

Kreu i PD-së deklaroi sot se gjyqtari dhe dy prokurorët po varrosin dosjen e krimit dhe në vend që të hetojnë të akuzuarit, po çojnë para gjykatës denoncuesit e krimit.



/Ora News.tv/