Ish-deputeti Ervin Salianji i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se kryeministri Rama është i izoluar ndërkombëtarisht dhe prej 41 vite nuk e pret askush në kancelaritë perëndimore.

Pjesë nga biseda: 

Salianji: Këtu nuk ka krizë Shqipëria, ka krizë vetëm një person. Po iku Edi çfarë ndodh? Do ta qajmë si Kim Yong u?! Se kështu ka përfunduar. As Ngjela nuk i jep takim. Nuk ka shkuar në asnjë kancelari perëndimore. Ka 1 vit që sillet vërdallë vetëm këtu. I izoluar ndërkombëtarisht. Kombëtarisht po e po! Nuk ka njeri që del e mbron fytyrën e Edi Ramës. Nuk ka zgjedhje më me Edi Ramën. Nuk besoj unë që ka mbetur Shqipëria dhe nuk ka njerëz që nuk mund ta përfaqësojnë. Çlirimi i qeverisjes nga Rama i hap rrugë drejtësisë. 

/Ora News.tv/