Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj kanë paditur në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, lidhur akuzat e tij në drejtim të tyre pas publikimit nga PD të videopërgjimit të Fredi Alizotit.

Në një prononcim për mediat, Lushaj iu referua deklaratave të Ballës në "Opinion" me 11 tetor, kur tha se deputeti socialist me deklaratat e pavërteta ka cënuar imazhin e tyre.

Shuma monetare që ata kërkojnë si dëmshpërblim është 2 mln lek.

Lushaj: Ne nuk jemi banda e Berishës. Unë bashkë me Gjokmakaj jemi pishtarë të demokracisë.Kam derdhur gjak për këtë demokraci, vëllain e kam dëshmor të demokracisë.Më gjatë nuk kam çfarë ti them, takohemi në gjykatë.

Gazetari: Sa kërkoni si vlerë shpërblimi?

Lushaj: Si fillim 20 milionë lekë të vjetra. Kemi bërë gjithë pagesat në gjykatë. Bashkë me Avdyl Gjomakaj, të dy jemi përmendur me datë 11 në Opinion. Zoti Balla të vijë në gjykatë.



/Ora News.tv/