Sali Berisha: Lista e hapur është lista më e rrezikshme

Sali Berisha: Lista e hapur është lista më  e rrezikshme

Ish kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët në studion e emisionit “Tempora” deklaron se listat e hapura janë më të rrezikshme. Pjesë nga debate mes Sali Berishës dhe Endri Shabanit

Sali Berisha: Lista e hapur është lista më e rrezikshme. Lista e hapur nxjerr të fortin dhe bën garën mes të fortëve

Endri Shubani: Po lista e mbyllur e ka bllokuar të fortin

Sali Berisha: Varet nga kryetari. Cilin kishe të inkriminuar nga PD? Është vullnet i kryetarit nëse kryetari vë kriminel se ata mbledhin vota është punë e tij. Pse nuk kishte nga PD asnjë.

Endri Shabani: Me këtë sistem e vetmja mënyrë është të marrësh disa kriminelë në krahun tjetër, ky është problemi

Sali Berisha: Jo në asnjë mënyrë. E vetmja mënyrë të mposhtësh Edi Ramën është të thyesh qafën Edi Ramës

Vincent Van Gerven Oi: Kjo është garanci patjetër që është hap i duhur. Një listë e hapur ku të gjithë deputetët janë zgjedhur nga anëtarët e partisë.  

EMISIONET