Ramazan Lila është mësues në shkollën 9 vjeçare të fshatit Selitë Mal.  Cdo ditë i duhet të bëjë dy orë e gjysmë rrugë për të arritur tek nxënësit e tij.  Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti ndoqi me kamera një ditë të zakonshme të punës së tij   

Ora 07:00 Mësues Ramazan Lila, lë shtëpinë e tij në fshatin Murriz të Zallbastarit

"Më duhet të udhëtoj përreth dy ore e gjysmë për të shkuar në shkëllën Selitë e Malit" thotë mësuesi ndërsa i kujton gazetares se hapat duhen shpejtuar sepse "nuk duhet te humbasim shumë kohë se terreni është shumë i vështirë. Eshte terren malor ku nuk ka as rrugë makine.

I duhet të kalojë një përrua dhe rrugën e cila gjarpëron rrezikshëm në terrene të vështira thuajse e ka krijuar vete duke hapur shtigje të reja.  Prandaj i duhet të heqë këpucët e mira dhe të mbathë çizme llastiku.



Të vetmit bashkudhëtar të tij, janë bora, shiu, përrenjtë dhe shkëmbinjtë.



Pasi kanë bërë një orë rrugë në këmbë mes shkëmbinjsh dhe një rruge të keqe, mësuesi i tregon me gisht shkollën në fund të fshatit tek një shkëmb -(Shenim: Me sy të lirë veshtire te shikohet)- dhe shton: "Kemi edhe një ore e 30 minuta rruge tjeter.  Kjo është rruga e vetme që lidh dy fshatrat."

Po cila eshte keshilla e ketij mesuesi?

"Kur kalon keto rrugë duhet pasur kujdes edhe nga kafshët e egra, sidomos kur është mjegull apo borë." 

 Por çfarë e motivon? 

"Pasioni"

A e ka menduar ndonjëherë të heqë dorë?

"Asnjë herë s'kam menduar të braktis profesionin tim për shkak të lartësisë apo vështirësisë së rrugës".



Kur është ndjerë në vështirësi?

Një ditë dimri, kur bora ishte mbi 60 cm u bllokova në mal. Celulari nuk punonte, u frikësova, por i dhashë kurajë vetes dhe ia dola.

Familja

Ramazani është prindër i tre fëmijëve, të cilët jo gjithmonë e kanë pasur të atin pranë, detyra i kërkon që t`i qëndroj larg shtëpisë ndërsa barra për kujdesin i kalon bashkëshortes

Mësuesi na thote: Pjesën më të madhe të kohës e kaloj tek shkolla me fëmijët e këtij fshati. Fëmijët e mi i kam lënë pas dore.

Ndërsa bashkëshortja e tij me zor e fsheh friken: "E marr shpesh gjatë gjithë ditës. Ku je tani, ku je pastaj. Eshte shumë larg është nga shtëpia. 

Hapin e ngadalëson rrugicave të braktisura të fshatit Selitë Mal, ku ndonjë prej banorëve të mbetur shfaq interes për ecurinë në mësime të fëmijëve të tij.

"Kushtet janë të vështira. Shkolla ku mësojnë nxënësit nuk ka kushte. Por s'kemi çtë bëjmë. S'mund t'i lëmë pa shkollë fare.  10 shtëpi kemi mbetur këtu" na tregon një banore e fshatit Selitë e Malit 

Shkolla qe vetem emrin ka te tille

Pas dy orë e gjysmë, mbërrijmë në shkollë. Në oborr mësues Ramazani heq çizmet e llastikut, i fut në çantë për ti veshur sërish kur të kthehet në shtëpi.

Ndërsa shkolla vetëm emrin ka të tillë. Mund dhe duhet të ishte një reportazh për kushtet e saj por sot kemi zgjedhur t`i bëjmë homazh sakrificës njerëzore të mësuesve si Ramazan Lila.



Në shkollë mungon energjia elektrike. Kushtet janë përtej imagjinatës. 

E megjithatë fëmijët përpiqen të mësojnë me aq sa munden.

"Mësuesit vijnë nga  shumë larg dhe ne ia shpërblejmë duke mësuar" thotë një nga nxënësit  e paktë të shkollës

Ramazan Lila është 55 vjeç dhe në 3 dekadat shërbim ndaj arsimit ka marrë si shpërblim pagën modeste, mundimin e përditshëm, lotët e merakut të së shoqes dhe mirënjohjen e nxënësve të tij.

Por ka ardhur koha që edhe shteti të jetë po kaq mirënjohës ndaj njerëzve si ai që nuk janë thjesht një numër në borderonë e Drejtorisë Arsimore, por individë me kontribute të veçanta.



/Ora News.tv/