Saimir Tahiri mbërrin në parlament: "Mirë se ju gjeta!"

Në orën 10: 27 minuta ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti në parlament ku do të mbajë fjalën e tij si deputet i pavarur.

Ai ka shënuar emrin në listën e 14 deputetëve që kërkojnë fjalën

Në hyrje të parlamentit Tahiri i përshëndeti gazetarët duke i thënë: "Mirëse ju gjeta!" 

Më 12 prill 2018 u mësua se Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati hetimet edhe për tre muaj të tjerë për dosjen "Tahiri".

Kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.

Ndërkohë dje  në konferencën e përbashkët për median me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini, kryeministri Rama deklaroi Kuvendi dhe shumica qeverisë ka zbatuar në frymë dhe në gërmë gjithçka që Komisioni i Venecias kishte nënvizuar. Madhe shtoi se po pret që  Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë, jo dhjetë por një provë të vetme. 

/FOTO LSA


EMISIONET