Saimir Tahiri kundër zgjatjes së afatit të hetimeve

Saimir Tahiri kundër zgjatjes së afatit të hetimeve

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ankimon zgjatjen e afatit të hetimeve.

Më 16 janar Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019

Në pritje të Malit të Zi- Më 10 dhjetor 2018, është dërguar kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të Drejtësisë të Malit të Zi por akoma nuk janë administruar aktet në ekzekutimin e kësaj letërporosie.

Italia solli dokumentet- Ndërsa më 4 janar 2019 janë administruar në mënyrë të drejtëpërdrejtë aktet  në ekzekutimin e letërporosisë dërguar autoriteteve italiane të Drejtësisë me datën 31 dhjetor 2018 dhe aktualisht po përkthehen në gjuhën shqipe.

"Meqënëse afati hetimor mbaron në datën 17 janar është  e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 muaj për të realizuar edhe disa veprime të tjera hetimore: si administrimi i përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Malit të Zi, përkthimi i akteve të administruara në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga autoritetet italiane të Drejtësisë si dhe kryerja e veprimeve hetimore të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimit" shkruhej në vendim e prokurorisë.



EMISIONET