Tenori i njohur shqiptar, Saimir Pirgu ka performuar mbrëmjen e djeshme në amfiteratrin e Iridios, në Greqi shfaqjen mbresëlënëse “La Traviata”.

Ambasada shqiptare në Greqi në një postim në tëitter ka publikuar disa foto nga momente të shfaqjes, ndërsa shkruan se publiku i Iridios u magjeps nga shfaqja e jashtëzakonshme e tij.

“Amfiteatri emblematik dhe i tejmbushur i Iriodio, u magjeps nga shfaqja e jashtëzakonshme & elektrizuese e tenorit me famë Saimir Pirgu. La Traviata, një shfaqje mbresëlënëse”,- shkruan ambasada.

Nga foto shihet se amfiteatri është i mbushur plot e përplot me shikues, të cilët shijojnë performancën e Pirgut.



/Ora News.tv/