Saimir Pirgu, tenori shqiptar që ka prekur skenat më të mëdha të botës, tashmë do të vijë edhe pranë publikut të kinemasë.

Më 27 shkurt, opera “Romeo dhe Zhuljeta”, historia më e famshme e dashurisë në të gjitha kohërat, ku Pirgu interpreton Romeon, do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kinema në shumë shtete në Europë dhe Kanada.
Përkrah tenorit shqiptar, në rolin e Zhulietës interpreton sopranoja ruse Aida Garifullina.

Vepra e Charles Gounod po shfaqet në skenën e “ Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë” nën drejtimin e Josep Pons dhe me regji të Stephen Laëless.

“Romeo dhe Zhulieta” pati premierën më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarëve dhe do të vazhdojë dëri më 4 mars.

Aida Garifullina: “ Të gjitha vajzat e reja duan të jenë Zhulieta sepse ato e kuptojnë imazhin e kësaj vajze. Ajo është e butë, është e brishtë.“Aria “dua të jetoj” është një alegori. Kjo tregon se ajo me të vërtetë dëshiron të jetojë jetën e një të rriture, të jetë e lirë, të bëjë çfarë të dojë, vetëm të festojë” .

Saimir Pirgu. “Ka diçka vërtet naive në këtë arie. Është shumë e bukur për ta dëgjuar.”

Në bashkëpunim me Santa Fe Opera në SHBA, Laëless e vendos dramën gjatë Luftës Civile Amerikane.
Gounod e mbush dramën me melodi të mrekullueshme, e gjitha e përqëndruar tek dy të dashuruarit. Ai përfundon duke u dhënë atyre një ribashkim përfundimtar në skenën e varrit.

Saimir Pirgu: “ Ndonjëherë, kur jam duke kënduar në atë skenë, është emocionalisht mjaft e vështirë për mua, sidomos, kur unë them puthja e fundit, puthja e fundit.

Dashuria e Romeos dhe Zhulietës triumfon teksa vdesin të lumtur në një përqafim të pavdekshëm.

Saimir Pirgu : “Në veprën e vërtetë të Shekspirit, kjo skena e fundit nuk ekziston, por në historinë e Gounod, ajo i dha kësaj opere një fuqi të madhe”.

Përkrah Pirgut në datat 24 shkurt, 2 dhe 4 mars do jetë sopranoja Katerina Tretyakova.

Versioni i Charles Gounod i tragjedisë së famshme shekspiriane është kthyer në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë pas 32 vitesh, për të festuar 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit romantik francez.

/Ora News.tv/