Merita Merja është ndër parukieret dhe grimieret më të famshme në Shqipëri, e cila udhëton shpesh drejt Dubait. E ftuar në “Why Not” në Ora News, ajo tregoi se nuk shkon vetëm për të bërë fotografi të bukura, por për punë.

Merita Merja: Nuk është se më pëlqen jetesa se ku ka si vendi jot, por mua më përshtaten shumë gjëra në Dubai. Ajo që më ka tërhequr që shkoj vazhdimisht me punët e mia si për fotot me fustanet nuk është një arsye që të bësh foto në Dubai. Unë atje shes fustane, bëj make-up, bëj trajnime. Unë kam bërë nuse atje.

E pyetur se sa kushtojnë dasmat, parukierja vendosi të mos japë detaje.

Merita Merja: Eh moj motër mos pyet se po na vënë ndonjë gjobë.

/Ora News.tv/