Policia ka nxjerrë pamjet e tre të dyshuarve që thuhet se kanë vjedhur rreth 1.000 dollarë nga çanta e një gruaje në Natwest.

Gruaja 46-vjeçare po rrinte në radhë në një bankë në Barking, East London, kur një grua e panjohur filloi të bisedonte me të.

Pamjet e CCTV duket se tregojnë se gjatë kësaj kohe një djalë ulet poshtë saj dhe tërheq nga çanta e saj një zarf.

Gruaja kuptoi se nuk e kishte zarfin me 920 sterlina kur arriti në arkë.

Gruaja që u fut në muhabet me të dhe dy burrat që e kishin vjedhur ishin larguar nga banka përpara se të bëhej zbulimi.

Ngjarja ka ndodhur  në orën 12 të drekës me 16 shtator të vitit të kaluar dhe tani Scotland Yard kanë nxjerrë pamjet e CCTV.

Detektivët thonë se duan të gjurmojnë tre personat e paraqitur në pamje.

Gruaja është përshkruar si aziatike, rreth të 20-ve me flokë të gjata kafe. Ajo kishte vënë një kapelë gri, pantallona ngjyrë gri dhe këpucë të zeza.

Njeriu që shihet duke u ulur poshtë përshkruhet si aziatik, rreth të 30-ve, me flokë të shkurtër të errët. Ai kishte veshur një kapelë të bardhë baseballi, trup të errët, pantallona të veshura gri dhe bluzë të bardhë.

Njeriu tjetër është me pamje të Evropës Lindore, rreth të 30-ve, me flokë të zinj të shkurtër dhe mjekër. Ai kishte veshur një këmishë, xhinse blu.





/Ora News.tv/