Sa demokratike është sot PS? Përgjigjet ish zv/ministrja e Financave

Sa demokratike është sot PS? Përgjigjet ish zv/ministrja e

Ish zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se brenda partive tona nuk ka demokraci.  Sipas saj që demokracia të funksionojë, duhet së pari të funksionojë brenda partisë.

E pyetur sa demokratike është sot Partia Socialiste, ish-ministrja e Financave u përgjigj se PS dhe të gjitha partitë tona kanë nevojë për demokraci.

Për Beqirajn sistemet tona në përgjithësi prodhojnë sulltanate.

Beqiraj: Ka nevojë për demokraci. Nuk ka demokraci në partitë tona, jo vetëm sepse ne nuk e kemi pasur shumë kulturën e demokracisë, por edhe për një fakt tjetër. Ne nuk kemi arritur akoma të ngrejmë mekanizmat e nevojshëm për të pasur demokraci. Sistemet tona në përgjithësi prodhojnë sulltanate. Pavarësisht nëse sot e drejton PS-në zoti Edi Rama dhe nesër do ta drejtojë një emër tjetër. 

Mekanizmi i demokracisë e përcakton kryetari, parlamentin, legjislativin, kush ulet e përcakton kryetari. A ka këtu brenda një sistem kontrollor dhe balancor? Kam përshtypjen se jo.


EMISIONET