Russia 'do të dëbojë shumë shpejt diplomatët britanikë '

“Rusia do dëbojë shumë shpejt doplomatët britanikë” tha ministry i jashtëm rus, si përgjigje e dëbimit të 23 rusëve nga Anglia.

Sergei Lavrov tha për median ruse se “dëbimi definitivisht do të ndodhë”

Mbretëria e Bashkuar ndërmori këtë aksion pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si një “agjent nervor”  u përdor mbi një ish spiun dhe bijën e  tij në Angli.

Moska mohon çdo përgjegjësi. Ministry i saj i jashtëm u quajt “i  çmendur” nga kryeministrja angleze Tereza May.

Kur u pyet se kur do të ndodhë dëbimi, z.Lavrov u shpreh “Absolutisht. Shpejt. Jua premtoj këtë.”

Ai iu referua sulmeve verbale britanike kundër Rusisë kur u shprehën “absolutisht i vrazhdë”

Ish spiuni  Sergei Skripal, 66 vjeçar dhe vajza e tij 33 vjeçare Julia Skripal mbetën të dëmtuar rëndë në spital pas një sulmi në Salisburi më 4 mars.

“Kimikati i bërdorur është identifikuar si pjesë e grupit të “agjentëve nervvorë” prodhuar në Rusi dhe e njohur si Novichok” tha znj. May


EMISIONET