Rusia i propozon Serbisë armatimin që e përdor në Siri

Rusia i propozon Serbisë armatimin që e përdor në Siri

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se homologi i tij rus Vladimir Putin e njeh shkëlqyeshëm armatimin rus.

Ai ka treguar se në momentin kur pranë tij kaluan sistemet raketore "pancir" dhe "uragan", Putin i pëshpëriti se ato janë armët e vërteta që i duhen Serbisë dhe se janë dëshmuar të shkëlqyeshme që në Siri, transmeton Koha.net.

“Ai disa herë, duke u përkulur në veshë duke më thënë se këto armë i duhen Serbisë”, citon Novosti të ketë thënë Vuçiç.

Kryetari serb ka shtuar se ato armë janë të shtrenjta për Serbinë.

EMISIONET