Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë gjatë një festivali në Dagestan në jug të Rusisë

Mediat raportojnë se personi i armatosur hapi zjarr ndaj një turme njerëzish të cilët ishin duke ndjekur festivalin.

Agjencia e lajmeve RIA dhe Interfax raportojnë se autori i sulmit u vra nga forcat e sigurisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e sulmit vdekjeprurës.

/Ora News.tv/