Rumania nis hetimet për dhunën e policisë ndaj protestuesve

Rumania nis hetimet për dhunën e policisë ndaj protestuesve

Rumania ka hapur një hetim mbi pretendimet për ushtrimin e dhunës së policëve gjatë një porteste masive kundër qeverisë që majtë. 

Protesta u zhvillua javën e kaluar ku mbetën qindra të plagosur.

Rreth 80.000 njerëz, shumica prej të cilëve rumunë që jetojnë jashtë, protestuan mbrëmjen e së premtes në Bukuresht, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të japë dorëheqjen.

Policia përdori gaz lotsjellës, makina me ujë, spraj me piper dhe shkopinj për të shpërndarë turmën.

Më shumë se 450 persona, përfshirë 30 policë, u lënduan dhe rreth 30 u arrestuan. Protesta më të vogla pasuan të shtunën dhe të dielën pa dhunë, dhe një tjetër pritej të zhvillohej mbrëmjen e së hënës.

"Deri tani kemi marrë rreth 30 ankesa dhe kolegët e mi po marrin në pyetje ata që u plagosën,"-tha prokurori Ionel Corbu, duke shtuar se: "Të gjithë ata që dyshohet se kanë vepruar kundër ligjit do të merren në pyetje."

Prokurorët gjithashtu do të analizojnë video-regjistrimet e forcave të sigurisë, mediave dhe demonstruesve.

Ambasada izraelite tha të hënën se katër nga qytetarët e saj u tërhoqën nga një taksi nga forcat e sigurisë dhe u rrahën edhe pse nuk morën pjesë në protestë dhe treguan pasaportat e tyre.

"Incidenti është i papranueshëm dhe jashtëzakonisht serioz. Turistët izraelitë që pësuan lëndime për shkak të ndërhyrjes brutale do të paraqesin një ankesë penale kundër agresorëve",-tha ambasada në një deklaratë.

Policia ka thënë se ata janë përgjigjur në një mënyrë "graduale dhe proporcionale" ndaj dhunës që pretendohet nga dhjetëra huliganë të futbollit që u përpoqën të thyenin kordonin e policisë dhe hodhën drejt tyre gurë dhe shishe uji.

Klaus Iohannis, një kritik i qeverisë, ka dënuar "ndërhyrjen brutale të policisë". Ai akuzoi qeverinë për "sjelljen e vendit në kaos dhe çrregullim".

Kancelari austriak Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE, ka kritikuar gjithashtu përleshjet, ku një kameraman i transmetuesit publik të Austrisë u lëndua.

Gjatë 15 viteve të fundit, rreth katër milionë njerëz janë larguar nga vendi, një nga vendet anëtare më të varfra dhe më të dëmtuara në Bashkimin Europian, me një pagë mesatare mujore prej vetëm 520 euro.

EMISIONET