Sipas mediave izraelite Rumania ka propozuar të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem, shkruan tgcom.it

Kryeministrja e Rumanisë i ka paraqitur kabinetit një projekt-rezolute për lëvizjen e ambasadës në Jeruzalem

Propozimi vjen pas vizitës në Bukuresht të zv/ministrit të Jashtëm izraelit

Propozimi i kryeministres së Rumanisë, Viorica Dancila tani varet nga miratimi i ministrave

Rumania mund të bëhet vendi i parë i BE që do të lëvizë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem

/Ora News.tv/