Rumani, protestuesit vazhdojnë demostratat e tyre anti-korrupsion

Rumani, protestuesit vazhdojnë demostratat e tyre anti-korrupsion

Marshi i shpresës për një vend anti korrupsion vazhdon të mbushë rrugët e shtetit rumun. Prostetat kundër një sistemi gjyqësor të korruptuar në Rumani, që kanë nisur një vit më parë vazhdojnë të marrin vëmendjen e ndërkombëtarëve. Së fundmi shefat e Komisionit Europian paralajmëruan paralmentin rumun, që të ndalin masën e ndryshimeve ne ligjet e drejtësisë.

Protestat kundër korrupsionit në Rumani, tashmë po sjellin një rrymë krijuese. Një vit pas fillimit të protestave më të mëdha të vendit, aktivistët kanë gjetur mënyra të reja dhe më krijuese, për tu dëgjuar zëri i tyre.  Çdo vit më 24 janar, rumunët festojnë themelet e një shteti  modern rumun, por të mërkurën mbrëma në 159 vjetorin e kësaj ngjarjeje, ata festuan ndryshe. Një numër aktivistësh kundër korrupsionit kërcyen përpara selisë së qeverisë në emër të një drejtësie të pavarur nga politika dhe kundër politikanëve të korruptuar e kriminalë.

Protesta e rradhës, u zhvillua pasi dhjetra mijëra rumunë demostruan të shtunën mbrëma kundër një mase të social-demokratëve në pushtet, për të ndryshuar disa ligje të drejtësisë, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve se ndryshimet kërcënojnë sundimin e ligjit. Rumunët janë duke protestuar cdo ditë për të frenuar korrupsionin dhe ndikimin e politikës në gjyqësor.  Por aktivistët rumunë thonë se ata duhej të gjenjnë mënyra të reja për të vënë më shumë presion mbi politikanët. Që nga mesi i dhjetorit, njerëz të shumtë mblidhen para selisë së Partisë Social Demokrate dhe vështrojnë në heshtje para ndërtesës, duke mbajtur flamuj në të cilët shkruhet "Pa Korrupsion".  

Ndërkohë nga ana tjetër, Shefat e Komisionit Europian paralajmëruan Rumaninë që të ndalin ndryshimet në ligjin e drejtësisë. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Zëvendës Presidenti i Parë, Frans Timmermans kërkuan nga parlamentin rumun, të rishqyrtojë ndryshimet në ligjet që qeverisin gjyqësorin. Megjithatë, skeptikët besojnë se korrupsioni politik do të mbetet pa u ndëshkuar. Deputetët nga koalicioni qeverisës Social Demokratët dhe aleati i saj i vogël liberal ALDE, vazhduan ndryshimet vitin e kaluar pavarësisht nga paralajmërimet e shumta. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese do të vendosë më 30 janar, nëse ndryshimet në statusin ligjor të magjistratëve dhe organizimi i Këshillit të Lartë të Magjistraturës janë në përputhje me kushtetutën.

EMISIONET