Ndërsa vinte nga homazhet për 21 vjetorin e vrasjes së babait të saj Azem Hajdari, deputetja Rudina Hajdari fjalën e saj në foltoren e Kuvendit e nisi me një falenderim për të gjithë të pranishmit që nderuan figurën e Heroit të Demokracisë.

Pikërisht në foltoren ku seancën e parë për këtë sesion lëshoi një lapsus për të cilin u përfol shumë, Hajdari deklaroi se gjithçka është keqkuptuar qëllimisht.

Hajdari: Ajo që më preku është fati se u përmend fjala përçarje, nuk është e duhura. Ne duam të dalim në Shqipëri për të ringritur të djathtën shqiptare. Dashuria ime për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim eti, kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar dhe kurrë nuk do të ishte në synimin tim ta përçaja atë.



/Ora News.tv/