Rudina Dembacaj ‘e zhgënjyer’: Mami nuk më thotë kurrë bravo

Rudina Dembacaj ‘e zhgënjyer’: Mami nuk më thotë

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj ka treguar marrëdhënien e saj me nënën në ‘Why Not’ nga Roza Lati.

Duke ruajtur notat e humorit, ajo tha: “Kur mami më thotë bravo unë bëhem shumë merak. Sepse them dicka ka kjo, nuk thotë bravo asnjëherë. Është natyrë shumë kritike, sidomos deri në gjimnaz ka qenë e tmerrshme, vetëm pretendonte. Më vonë, kur unë u largova nga shtëpia, fillojnë e bien këto mamatë e rrepta, më ndihmon me gocën time shumë por prap nuk thotë bravo.”

Ndërsa moderatorja mundohej të shpjegonte natyrën e saj duke thënë se artistët nuk duhen vlerësuar shumë që të ecin para, Rudina tregoi se gjithnjë ka qenë e tillë.

“Në shkollë nuk quhesh artist, duhet të të thotë bravo nëna. Ke marr 10, epo mirë sikur cfarë ke marrë. Lekë më jepte vetëm babi,” – u shpreh aktorja.

Ndiqni videon lart te emisionit te plote "Why Not"

EMISIONET