Ruçi i përgjigjet deputetëve nga Holanda: Në Eurovision nuk ka tre holandezë, por tre shqiptarë

Ruçi i përgjigjet deputetëve nga Holanda: Në Eurovision

Me kartën e rekomandimit të Komisionit Europian në dorë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nënvizoi mosdakordësinë e tij me lidhjen që i bëjnë disa deputetë veçanërisht holandezë shqiptarëve me krimin, duke u fokusuar tek përshtypja pozitive  që kanë lënë shqiptarët me art dhe kulturë.

Ruçi: Nëse një deputet përmend një qytetar shqiptgar që ka kryer një akt kriminal në Holandë unë do t'i thosha që ka me dhjetëra qytetarë që në fusha janë simbol edhe për BE edhe për holandezët. 

Besoj nuk ka tre holandezë që konkurojnë ne Eurovizion, por tre shqiptarë ka. Kjo është një kartë pozitive dhe tre shqiptarë përefaqësojnë Shqipërinë, Italinë dhe Qipron. Shembulli i Tares në Itali është i kërkuar në të gjitha vendet që luhet futboll si drejtori më i suksesshëm sportiv. 

Ruçi nuk pranoi që Shqipëria të mbajë markën e kanabisit, duke u shprehur se këto fenomene janë të importuara nga perëndimi.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se nuk ka të dhëna që opozita të punojë kundër integrimit, por e ftoi atë të punojë sëbashku me qeverinë për këtë qëllim.

Ruçi: A kam unë të dhëna? Nuk kam të dhëna në këtë drejtim, por absolutisht do të kërkoja deri në qershor sa i përket këtij objektivi strategjik mos ketë qëndrim të pozitës dhe opozitës, të ketë qëndrim të Shqipërisë.

Sa për ish-ministrin Tahiri, Ruçi vlerësoi dorëheqjen e tij si hera e parë në këto 27 vjet demokraci si një akt moral brenda imoralitetit të politikës.  

 I pyetur nëse Greqia ka vendosur kusht detin për negociatat, Ruçi mohoi një fakt të tillë.

Ruçi: Deklaratat e ministrit të Jashtëm grek dhe atij shqiptar janë në drejtimin e duhur të arritjes së një marrëveshje e cila as për kohën dhe as kushtëzon PO-në e fqinjit tonë jugor.

Kreu i Kuvendit iu bashkua qëndrimit të ministres së drejtësisë dhe presidentit për vendimin e KLD për të mos shkarkuar gjyqtarët.

Ruçi: Nuk mund të shtoja asnjë fjalë deklaratës së ministres së drejtësisë dhe mbështetjes së Presidentit për cështjen. Është e turpshme, e neveritshme dhe alarmante.

Ruçi qëndroi në një linjë me kryeministrin kur ky i fundit nga alarmin e influencës Rusë dhe islamike nëse Europa i mbyll derën Shqipërisë ndërsa i bëri apel trupës së vettingut që të përshpejtojë punën për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese.



EMISIONET