Rrugorja aksion në Elbasan, 7 të arrestuar dhe 150 gjoba shkelje

Rrugorja aksion në Elbasan, 7 të arrestuar  dhe 150 gjoba shkelje

Policia e Elbasanit ka arrestuar 7 drejtues mjetesh për mungesë të lejes së drejtimit dhe konsumim të alkoolit.

Në pranga kanë përfunduar 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa Leje drejtimi dhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Të arrestuarit  janë shtetasit Pëllumb S., 61 vjeç, Vangjel S., 18 vjeç, Altin H., 49 vjeç, Mahmud  K., 57 vjeç, Sherif K., 25 vjeç, Ardian M., 28 vjeç ,Kozma T., 51 vjeç.

Po kështu janë  proceduar penalisht në gjendje të lirë dy minorenë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi, përkatësisht F. M., 15 vjeç dhe I.Ç, 14 vjeç.

Vetëm gjatë orëve të fundit, janë dërgar në OASH, 39 drejtues mjetesh për shpejtësi  tej normave të lejura, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu janë vendosur 150 masa administrative nga të cilat:  24 për mos vendosje të rriptit të sigurimit, 56 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 për parakalime të gabuara dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Elbasanit thotë se do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane e rurale, me qëllim evidentimin  shkelësvetë Kodit Rrugor duke marrë masa parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

EMISIONET