73 vepra në pikturë e grafikë prezantuan nxënësit e shkollës Artistike të Beratit në ekspozitën tradicionale tashme në prag të mbylljes së vitit të ri shkollor. Sipas profesorëve të artit, punët prezantojnë rrugëtimin e artistëve të rinj.

E kthyer tashmë në traditë, nxënësit e shkollës Artistike në Berat e paraprijnë mbylljen e vitit të ri shkollor me  prezantimin e punimeve më të mira.

Ekspozita “Vizion 2019”  erdhi për publikun beratas në kujdesin e mësuesit e të grafikës, ndërsa pasqyron rrugëtimin artistik të nxënësve.

Veç Beratit puna e këtyre nxënësve është prezantuar edhe jashtë kufijve, ku vetëm pak ditë më parë ata u bënë pjesë e një ekspozitë ne Prizren.

Drejtori i Shkollës i quan këto aktivitete tregues të punës dhe dëshirës në rrugën e artit.

Në ekspozitë u prezantuan 73 vepra të krijuara gjatë një viti të plotë mësimor, prej të cilave 40 i përkasin pikturës dhe 33 në grafikë.





/Ora News.tv/