Rruga “ku thyen këmbët” në Elbasan

Rruga “ku thyen këmbët” në Elbasan

Rruga “Çaush Asllani", në Elbasan është vetem disa qindra metra por dëmtimi ndër vite e ka shndërruar atë në një problem të madh për banorët e zonës.

Rruga është nyje kryesore që të lidh me Prokurorinë dhe Gjykatën e Elbasanit, por po të lëvizësh si këmbësor apo në makinë, nuk është e lehtë.

Banorët e zonës tregojnë raste kur të moshuar kanë pësuar dëmtime për shkak të rrugës me gropa dhe mungesës së ndriçimit natën.

Banore: "Ka pasur raste kur njerëzit ka thyer këmbën, e kanë ndrydhur."

Bashkia e Elbasanit thotë se ka gati një projekt për ndërhyrjen në këtë rrugë, ndërsa banorët kërkojnë që zbatimi i tij të mos vonojë.

Banor: "Kemi dëgjuar se do të rregullohet, që do të lidhet me rrugën në Parkun Rinia, por të shohim."

Deri ditën e nisjes së rehabilitimit të rrugës, këmbësorëve dhe mjeteve do tu duhet të përballen me këtë situatë.

EMISIONET