Krasniqi: Protesta, mekanizëm i njerëzve që duan t'i bien me grusht murit që s'bëzanë

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, tha protesta në Kukës ishte kundër arrogancës dhe kundër një numri zyrtarësh të korruptuar që kanë humbur lidhjen me realitetin.

Pjesë nga biseda: 

Krasniqi: Është protestë  e varfërisë kundër arrogancës dhe kundër një numri zyrtarësh të korruptuar që kanë humbur lidhjen me realitetin. Këshilli bashkiak ka dy vjet  që ka bërë letër zyrtare, dy vjet që kanë thënë jemi kundër. Janë mbledhur të gjithë partite, i kanë dërguar letër gjithë zyrtarëve dhe askush nuk u ka kthyer përgjigje, por ju kanë dërguar policinë, ju kanë mbledhur taksën dhe madje është paguar dy ditë taksa dhe u është thënë mbyllni gojën. 

Kjo është mekanizëm i njerëzve që “duan t'i bien me grusht murit që s'bëzanë”. E gjithë kjo  situatë ka përgjegjësi politike. Ka një paradoks të madh. Ne jemi vërtet pas 72 orësh nga ajo që ndodhi por të vetmit që nuk flasin janë kompanitë që janë dëmtuar por kryeministri dhe zyrtarë të lartë marrin në mbrojtje biznesin. Ajo çfarë na lind e drejtë ne është se këtu nuk bëhet fjalë për raport kryeministër-biznes, por për pengmarrje të zyrtarëve politikë nga njerëzit e biznesit dhe ky është paradoks i madh sepse është e pamundur të injorosh qytetarët e tu në këtë lloj forme, ti denigrosh dhe arrestosh.

Ilva Tare: Biznesi sot ka folur përmes Dhomës së Përfaqësuesve të Biznesit

Afrim Krasniqi: Nuk janë, ata janë partnerë biznesi në konflikt interesi. Ata janë në konflikt të dukshëm interesi dhe ka qenë një nga deklaratat që uroj të zhduket nga memoria historike. Sepse të flasin dhomat e biznesit më keq se një zëdhënës qeverie që ka humbur lidhjet me realitetin është paradoks i madh. Por në Shqipëri ngaqë janë të gjithë peng, klientë të qeverisë është e pritshme.

Ju marr një detaj. Shikoni listën e të arrestuarve. Janë 5-6 vetë të moshës 60 vjec. Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e tranzicionit të arrestohen njerëz mbi 55- 60 vjec se duan të prishin qetësinë publike.. etj. Këto janë paradokse të mëdha, por mënyra si u menaxhua dhe cfarë ndodhi dhe sjella e vetë krizës në Tiranë ishte e gabuar nga ata që e bënë

Pastaj nga Kukësi, cfarë ka ndodhur në ditët e tjera nuk ka lidhje më me Kukësin. Ka hyrë politika në lojë e cila i baltos gjërat dhe gjërat po shkojnë në drejtimin që nuk duhet"



EMISIONET