Rrufeja godet shtyllën elektrike në Cërrik

Rrufeja godet shtyllën elektrike në Cërrik

Një shtyllë elektrike në zonën e Cërrikut është goditur nga një rrufe, duke shkaktuar jo vetëm ndërprerje të energjisë elektrike, por edhe dëmtime të pajisjeve elektroshtëpiake.

OSHE-ja bën me dije se shtylla e goditur nga rrufeja i përket fiderit Klos-Mollas.

Njoftimi: 

Ne lidhje me avarine ne Gostine te Cerrikut, rajoni Elbasan, sqarojme se: 

Si shkak i renies se rrufese ne shtyllen e linjes TM, fideri Klos Mollas, eshte stakuar energjia elektrike, por nga kontakti me shkarkesen atmosferike jane djegur linja lokale Tv, internet apo telefonie (siç shihet ne video). 

Pra, nuk ka rrezim te shtylles, apo demtim te femijeve, por djegie te nje pjese te linjes qe nuk eshte e OSHEE. Aktualisht rrjeti eshte ne funksion te plote.

EMISIONET