Rrjedhja e votave të LSI, Balla: Parti sezonale, që kur iku Meta kështu do shkojë...

Rrjedhja e votave të LSI, Balla: Parti sezonale, që kur iku Meta

Duke komentuar 5 votat pro të LSI në votimin në parim të ligjit për bursën e energjisë, Taulant Balla e sheh veprim të vetëdijshëm të deputetëve.

Balla: Është veprim i vetëdijshëm i deputetëve që mendojnë se e kanë dhënë atë votë me mendjen e tyre.

I ftuar në Ora News, Balla nuk la pa ironizuar ish-aleatin e vjetër në qeveri, duke thënë se nuk pret më shumë prej LSI që kur iku Meta.

Meta: Që kur iku Ilir Meta kjo parti kështu do të shkojë.Nuk kam gjë me kryetaren e re, kjo është një parti që ishte krijuar nga Ilir Meta, diku ikin ca këshilltarë, sot ikin ca deputetë, nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Më ftoni ndonjëherë në emision për këtë çështje por nuk kam ndërmend të hyj në diskutim të brendshëm të LSI.Është një parti sezonale, tani i ra fati i keq që pas 10 vitesh të jetë në opozitë, ka dhe opozitë vështirësitë e veta. Ishte mësuar që të ishte në një sezon apo pasardhësin gjithmonë në pushtet, tepsia iku për skrap.

Por si e sheh PS opozitën në terësi?

Balla: Për si kryetar i grupit të saj është e lehtë të kem një opozitë si këta, për Shqipërinë nuk është mirë.

EMISIONET