Rritet numri i fëmijëve në spitale për problemet me shëndetin mendor

Rritet numri i fëmijëve në spitale për problemet me

Një raport i ri tregon se shumë fëmijë në Angli po shtrohen në spitalet për probleme me shëndetin mendor, por që nuk e kanë të nevojshme.

Hulumtimet për Komisionerin e Fëmijëve për Anglinë zbuluan se fëmijët shpesh nuk ishin në gjendje të merrnin shërbimin e duhur në shkollë dhe në komunitet.

Kjo bën që fëmijët të përfundojnë në këto institucione, ndonjëherë për muaj apo vite.

Sipas raportit, zgjatej qëndrimi i fëmijëve me aftësi ndryshe ose me autizëm.

Anne Longfield tha se qeveritë e njëpasnjëshme u përpoqën të zgjidhin problemin, por numri i fëmijëve në spitalet e shëndetit mendor mbetet i lartë.

"Fëmijët, familjet dhe stafi që punojnë në këtë fushë po flasin sërish për mënyrën se si dështimi për të siguruar mbështetje të përshtatshme për fëmijët kur ata janë në shkollë dhe  veçanërisht kur ata arrijnë një pikë krize, ka kontribuar në pranimet e papërshtatshme të  tyre në spitale", tha ajo.

EMISIONET