Energjia rrit ekonominë, sektori i ndërtimit dhe komunikacioni në rënie

Energjia rrit ekonominë, sektori i ndërtimit dhe komunikacioni në

Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive edhe në tremujorin e dytë të 2018.INSTAT ka raportuar se produkti i brendshëm bruto vlerësohet me një rritje prej 4.32 %.Industria dhe  Energjia ka kontributin kryesor në rritjen ekonomike.Ndërkohë që ndërtimi dhe komunikacioni kanë pasur ecuri negative.

Eksporti i energjisë elektrike vijon të ketë peshën kryesore në rritjen ekonomike të vendit.

Drejtorja e INSTAT,  Delina Ibrahimi, ka deklaruar se përgjatë periudhës  prill-qershor, ekonomia shqiptare është rritur me 4.32%.

Sektorët që kanë dhënë kontributin kryesor janë industria dhe energjia e ndjekur nga tregtia dhe shërbimet.Sipas drejtores së INSTAT, vetëm energjia ka pësuar një rritje me 67%.

Ibrahimi: Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,32 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +2,37 pikë përqindje, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0,82 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,44 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,29 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,21 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,17 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,08 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,03 pikë përqindje.

Ndërkohë pavarësisht të dhënave pozitive dhe rritjes së numrit të lejeve të ndërtimit, ky sektor në tremujorin e dytë ka perfomuar negativisht.

Ibrahimi: Negativisht kontribuoi aktiviteti i Ndërtimit me -0,19 pikë përqindje, Informacionit dhe Komunikacionit me -0,16 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,26 pikë përqindje.

Në 6 muaj, rritja ekonomike ka kapur vlerën 4.39% dhe kontributin kryesor në pjesën e parë të vitit e ka mbajtur prodhimi i energjisë elektrike, i cili ka rritur në maksimumin e viteve të fundit.



EMISIONET