Rrëzohet kandidatura e Vitore Tushes për kryetare e KLSH-se

Kandidatura e anëtares së Gjykatës Kushtetuese u rrëzua të martën (18 dhjetor) nga Komisioni i Ekonomisë. 

Në raportin që do i dërgohet parlamentit argumentohet se Vitore Tusha është figurë me integritet por është e domosdoshme të vijojë punën si gjyqtare që të mos pengojë vijimsinë e reformës në drejtësi.

Anëtarët e Komisionit theksuan se Vitore Tusha nuk ka njohuri përsa i takon auditimeve.

Tusha kandidatura e Metes

Tusha ishte përzgjedhur si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga presidenti Ilir Meta. 

Vendimi i Metës u mor pas shqyrtimit të 34 kandidatëve, që u futën në garë për detyrën në të cilën Bujar Leskaj do të qëndrojë deri në dhjetor.

Vitore Tushës, i ka mbaruar mandati në Gjykatën Kushtetuese në mars të 2017.  

/Ora News.tv/