Maxhoranca rrëzon Metën, buxheti 2019 nuk do ndryshojë

Maxhoranca rrëzon Metën, buxheti 2019 nuk do ndryshojë

Maxhoranca rrëzon dekretin e presidentit Ilir Meta i cili rikthehu për rishqyrtim në Kuvend pr/buxhetin 2019 me arsyetimin që qeveria të rishikojë buxhetin e arsimit për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se kreu i shtetit duhet të ndërhyjë që studentët të pranojnë dialogun me qeverinë në mënyrë që kërkesat e tyre të zgjidhen.

Arben Ahmetaj "I lutem  edhe presidentit që edhe ai të nisë të lutet për dialog të studentëve me qeverinë. Lutja për dialog do të ishte kontribut i rëndësishëm në funksion të zgjidhjes së problemeve që realisht studentët kanë"

Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe kërkoi më shumë transparencë për fondet e universiteteve.

Erjon Braçe:"Shqetësimet që ne kemi është efektiviteti i përdorimit të këtyre parave. Askush, rektor, dekan, borde administrimi, përfaqësues të universiteteve apo përfaqësues të qeverisë nuk mund të fshihen pas historisë se nuk ka para"

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dhe kandidaturën e presidentit për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në raportin që do i dërgohet parlamentit argumentohet se Vitore Tusha është figurë me integritet por është e domosdoshme të vijojë punën si gjyqtare që të mos pengojë vijimsinë e reformës në drejtësi.

Anëtarët e Komisionit theksuan se Vitore Tusha nuk ka njohuri përsa i takon auditimeve.

EMISIONET