Rrëzohet avioni me 157 njerëz në bord

Rrëzohet avioni me 157 njerëz në bord

Një avion "Airlines Boeing 737" nga Etiopia është aksidentuar gjatë fluturimit për në Addis Abeba në Nairobi.

Në avion besohet të ketë pasur 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord, shkruan BBC.

Një zëdhënës tha se aksidenti ndodhi në orën 08.44 me orën lokale të dielën, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces. Ndërsa u raportua se nuk ka asnjë të mbijetuar.

"Stafi i 'Airlines Ethiopian' do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar shërbimet e emergjencës", shtoi kompania ajrore.

Lajmi u dha fillimisht nga kryeministri Abiy Ahmed gjatë një postimi në Twitter.

Ai shkroi "ngushëllimet e tij më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre".

EMISIONET