Rrëzimi i urës Genova, gjeti një "çelës"

Rrëzimi i urës Genova, gjeti një "çelës"

Hetimet lidhur me rrëzimin e urës Morandi në Genova të Italisë duket se po shkojnë drejt zbardhjes së shkakut të tragjedisë.

Në kolonat mbajtëse të urës është vënë re që shufrat e hekurt që lidhin betonin e kollonave ka qenë në gjëndje të avancuar të gërryerjes.

Gërryerja  sipas Guardia di Finanza, vjen  për shkak të mungeses të mirmbajtjes.

Gjetja  do të  dërgohet në Zvicër për analiza të mëtejshme.

Për hetuesit, në fakt, rënia e urës ishte shkaktuar nga thyerjet kollonave mbajtëse në krye të strukturës të përkeqësuara ndër vite dhe për të cilat ishte miratuar një  projekt për përforcimin e kollonave 9 dhe 10.

Punimet duhet të fillonin në fund të këtij viti dhe në fillim të 2019 por që në planin e veprimit, , nuk ishte planifikuar mbyllja e urës.

Ndodhi në datën 14 gusht 2018  tragjedi  e cila ju mori jetën 39 perosnave midis tyre dhe 2 Shqiptarë

EMISIONET