Të paktën shtatë persona janë vrarë gjatë rrezimit të një helikopteri në republikën jugore ruse të Çeçenisë, raportojnë mediat lokale.

Avioni njoftohet se i përkiste Shërbimit të Gardës Kufitare.

"Po, një helikopter është rrëzuar në jug të Çeçenisë", tha një oficer i zbatimit të ligjit për agjencinë e lajmeve Interfax.

Sipas faqes së lajmeve Meduza,  bëhet fjalë për një helikopter Mi-8.

Çeçenia ka qenë skenë e një rebelimi islamik kundër shtetit rus, megjithëse dhuna është sheshuar gjatë viteve të fundit.

Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, është një aleat i rëndësishëm i Putinit, i cili është vendosur nën sanksionet e SHBA për abuzimet e pretenduara të drejtave të njeriut.

Kremlini i quajti kufizimet financiare "të paligjshme" dhe "jo miqësore".

/Ora News.tv/