Rrezikon 6 vite burg për gjueti të paligjshme, lirohet me kusht ylli i Bollywood

Një gjykatë indiane ka liruar me kusht superstarin e Bollywood Salman Khan, dy ditë pasi ai u arrestua për vrasjen e drerit të rrallë në vitin 1998.

Mbrojtja kishte vënë në pikëpyetje analizat e kafshës dhe besueshmërin e dëshmitarëve, raporton BBC. Të enjten Khan u shpall fajtor në Jodhpur duke u dënuar me 6 vite burg dhe gjobë 154 dollarë.

Gjykata vendosi  se 52-vjeçari, vrau 2 drerë të rrallë, një specie të mbrojtur në Rajasthan ndërsa po xhironte një film.

Katër aktorë të tjerë që luajtën me të në film u akuzuan gjithashtu për veprën penale, por u liruan. Khan i cili kaloi dy netë në burgun e Jodhpurit, do të apelojë kundër vendimit të tij në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtari Ravindra Kumar Joshi dorëzoi vendimin e së shtunës së gjykatën e Jodhpurit.

Truma të mëdha njerëzish u mblodhën jashtë gjykatës pas vendimit. Opinioni i tyre ishte i ndarë në atë nëse Khan duhet të japë garanci dhe aktivistë për të drejtat e kafshëve që kërkonin një dënim më të ashpër.

EMISIONET