Rrëshqitjet në Gjirokastër, bashkia vendos evakuimin e pallatit dhe dy vilave

Rrëshqitjet në Gjirokastër, bashkia vendos evakuimin e pallatit

Bashkia e Gjirokastrës ka vendosur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit në të cilën është mbështetur masa e dheut si dhe banorët e dy vilave.

Ky vendim u mor për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave në kodrën e Shtufit në faqen juglindore të saj.

Gjithashtu një vendim tjetër është që të realizohet strehimi i përkohshëm i familjeve që do të evakuohen pranë Konviktit të Shkollës së Mesme "Pandeli Sotiri" Gjirokastër.

EMISIONET