Shpresat për të gjetur të mbijetuar në Kaliforni janë shuar, teksa bilanci i viktimave nga rrëshqitjet e dherave është të paktën 18. Zyrtarët besojnë se 5 persona janë ende të humbur, ndërkohë që punonjësit e emergjencës vijojnë me përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit.

Të paktën 18 persona janë konfirmuar të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Kaliforni, ndërkohë që zyrtarët pranojnë se janë të pakta shpresat për gjetjen e më shumë të mbijetuarve.

Autoritetet besojnë se 5 persona mes moshave 2 dhe 30 vjeç janë ende të humbur. Ndërkohë, mes viktimave konfirmohet se janë 4 fëmijë.

Evakuimet e detyrueshme janë zgjatur, teksa mëse 1.200 punonjës të emergjencave vijojnë të kërkojnë për të mbijetuar në vede ku balta ka arritur thuajse 5 metra.

Dronë, mjete ushtarake dhe qentë e kërkimit janë sjellë për të ndihmuar me përpjekjet për shpëtim dhe pastrim.

Më herët gjatë javës, pjesa jugore e Kalifornisë u godit nga përmbytjet pas reshjeve të para të shiut në disa muaj thatësire, të cilat shkaktuan edhe zjarre përgjatë dhjetorit.

Përmbytjet sollën rrëshqitje masive të dherave, magnituda shkatërruese e të cilave u bë edhe më e madhe për shkak të djegies së tokës dhe bimësisë.

/Ora News.tv/