Rruga Peshkopi-Kukës është dëmtuar në tre pjesë të saj si pasojë e rrëshqitjeve të dherave pas reshjeve të shiut dhe shkrirjes së dëborës.

Segmenti i parë është në afërsi të përroit të Veleshicës, ku është dëmtuar rreth 100 metra gjatësi.

E gjithë gjatësia ka rrëshqitur duke u ulur më shumë se 1 metër. Një segment tjetër në fshatinVleshë rreth 10 metra. Dhe një tjetër shembje rreth 50 metra tek gështenjat e Kastriotit.

Një grup i Ministrisë së Mbrojtjes ka inspektuar situatën në terren dhe do t’i kërkojë Autoritetit Rrugor Shqiptar të ndërhyrje pasi dëmi është i madh.

Në Njësinë Administrative Zerqan në Bulqizë është shembur një rrugë, e cila ka dëmtuar një banesë, duke detyruar evakuimin e familjes që jetonte aty.

/Ora News.tv/