Rrëshen, në katër minuta grabiten dy kasaforta

Rrëshen, në katër minuta grabiten dy kasaforta

Në katër minuta grabiten dy kasaforta, të cilat në orët e para të mengjesit u gjendën në afërsi të Milotit.

Zyrat postare në qytetin e Rrëshenit janë grabitur në orët e para të ditës se sotme rreth ores 4. Pavarsisht se rojet e sigurisë kanë mbërritur shumë shpejt nga zyrat janë marrë dy kasaforta që janë ngarkuar në një atuomjet nga katër grabitës.

Nga verefikimi i kamerave të sigurisë rezulton se grabitja ka zgjatur rreth 4-5 minuta. Grabitësit kanë shtremberuar kamerën e jashtme të sigurisë ndërsa kanë përdorur mjete të forta për të hyrë në ambientet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme. Kanë qenë kamerat e brëndshme që kanë fokusuar katër persona, të gjithë me maska dhe doreza.

Nga burime pranë policisë është bërë e ditur se  në kasaforta ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash por brenda tyre nuk ka patur vlera parash.

Grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin. Policia i ka gjetur ato dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndersa ka nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje.

EMISIONET