Rrëmbyen anijen, arrestohen tre adoleshentë për aktivitet terrorist

Rrëmbyen anijen, arrestohen tre adoleshentë për aktivitet

Tre adoleshentë emigrantë u akuzuan në Maltë për "rrëmbimin" e një anije me naftë, i cili konsiderohet një aktivitet terrorist nën ligjin maltez.

Njëri është emëruar si Abdalla Bari, 19 vjeç, nga Guinea. Dy të tjerë, 15 dhe 16 vjeç, janë nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë, por janë të mitur dhe nuk mund të identifikohen.

Të tre mohojnë akuzat. Ata përballen me burgim deri në 30 vjet nëse shpallen fajtorë.

Anija, Elhiblu 1, kishte më shumë se 100 emigrantë në bord. Të gjithë janë marrë në paraburgim.

Emigrantët ishin shpëtuar nga anija por thuhet se e kanë rrëmbyer të mërkurën pasi u tha se do të ktheheshin në Libi.

Mediat raportojnë se detyruan kapitenin që të drejtojë anijen për në veri të Europës, por sërish u kapën nga Forcat e Armatosura të Maltës.

EMISIONET